Afrikë e Jugut/ Një kamion përplaset me dy autobusë shkolle, 15 të vdekur

Afrika

Afrikë e Jugut/ Një kamion përplaset me dy autobusë shkolle, 15 të vdekur

Më: 4 mars 2023 Në ora: 06:10
Afrikë e Jugut

Të paktën 15 persona, përfshirë nxënës shkolle, u vranë në provincën verilindore Limpopo të Afrikës së Jugut kur një kamion u përplas me dy autobusë shkolle.

Shërbimet e urgjencës punuan në vendin e ngjarjes në rrethin Sekhukhune për të çliruar njerëzit e bllokuar nën rrënojat dhe autoritetet po hetojnë shkakun e aksidentit, raportuan mediat lokale , duke cituar Departamentin provincial të Transportit dhe Sigurisë në Komunitet.

Më pas, departamenti ka deklaruar se vendi i aksidentit është pastruar dhe rruga tashmë është e hapur për qarkullim.

Një tjetër përplasje e madhe midis një kamioni që transportonte para dhe një autobusi në Limpopo vrau 20 persona në shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat