Frikë nga apokalipsi/ Banorët e këtij shteti vihen në alarm dhe shesin të gjithë pasurinë

Afrika

Frikë nga apokalipsi/ Banorët e këtij shteti vihen në alarm dhe shesin të gjithë pasurinë

Më: 9 mars 2023 Në ora: 14:14
Anëtarët e sektit besojnë se jeta do të fillojë përsëri në Etiopinë post-apokaliptike.

Qindra të krishterë nga vendet e Afrikës Lindore, të lidhur me Kishën e Apostujve të Krishtit në Ugandë, kaluan në Etiopi nga frika e “ditës së gjykimit”.

Anëtarët e sektit besojnë se jeta do të fillojë përsëri në Etiopinë post-apokaliptike.

Zëdhënësi i policisë Oscar Ogeca tha në një deklaratë se qindra të krishterë nga Uganda kishin frikë nga apokalipsi dhe se ai do të ndikonte në rajonin e tyre.

Sipas tij anëtarët e sektit besojnë se jeta do të fillojë përsëri në Etiopinë post-apokaliptike dhe shitën të gjitha pasuritë e tyre përpara se të transferoheshin.

“Banorët e fshatit Obululum në Ugandën lindore shkuan në Etiopi, duke menduar se ishte i vetmi vend i sigurt në apokalips”,  tha zëdhënësi Ogeca, i cili theksoi se ka nisur edhe hetimi për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat