Rreth 90 mijë persona vdesin në vit nga malaria në Nigeri

Afrika

Rreth 90 mijë persona vdesin në vit nga malaria në Nigeri

Më: 26 prill 2023 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Në Nigeri të Afrikës Perëndimore vlerësohet se nga malaria çdo vit vdesin 90 mijë njerëz.

Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë së Nigerisë, Mamman Mamuda, lexoi deklaratën e ministrit të Shëndetësisë, Osagie Ehanire, në programin e mbajtur në kryeqytetin Abuja me rastin e Ditës Botërore të Malaries.

Në deklaratën e tij, ministri Ehanire thekson se malaria vazhdon të jetë një nga problemet më të mëdha shëndetësore në Nigeri.

Ehanire tha se vlerësohet se rreth 55 milionë raste të malaries dhe afërsisht 90 mijë vdekje për shkak të malaries ndodhin në vend çdo vit.

Ai theksoi se malaria vetëm në vitin 2022 në Nigeri shkaktoi një dëm të vlerësuar prej 1.6 miliardë dollarësh në ekonomi dhe shtoi se kjo shifër mund të rritet në 2.8 miliardë dollarë deri në vitin 2030 nëse nuk tregohet kujdes.

Ehanire tha se kontrolli i suksesshëm i malaries në vend do të rrisë produktivitetin, do të përmirësojë shëndetin, do të ulë varfërinë dhe do të lehtësojë arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Çdo dy minuta vdes një fëmijë

Malaria, e cila transmetohet nga pickimi i mushkonjave parazitare dhe shfaqet pas një periudhe mesatare inkubacioni prej 7 ditësh, manifestohet me simptoma të ngjashme me gripin si ethe, dridhje, djersitje, dhimbje koke, të përziera, të vjella, dhimbje muskulore dhe dobësi.

Malaria, e cila është një nga sëmundjet më vdekjeprurëse dhe shkakton vdekjen e një fëmije çdo 2 minuta, më së shumti është e përhapur në Afrikë.

Ndërsa mesatarisht 500 mijë njerëz vdesin çdo vit në të gjithë kontinentin për shkak të malaries, gjysma e viktimave janë fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat