RSF akuzon ushtrinë sudaneze se ka sulmuar bazat e saj

Afrika

RSF akuzon ushtrinë sudaneze se ka sulmuar bazat e saj

Më: 27 prill 2023 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Forcat e Mbështetjes së Shpejtë  në Sudan e kanë akuzuar ushtrinë sudaneze se ua ka sulmuar një nga bazat e tyre në zonën Kafuri, qytetin Bahri, në veri të kryeqytetit Khartoum, me sulme ajrore dhe artileri.

Akuza erdhi në një kohë kur ushtria sudaneze kishte pranuar propozimin e presidentit të Sudanit të Jugut, Salva Kiir, për diskutime ballë për ballë, por RSF ende nuk i është përgjigjur propozimit.

RSF tha në Facebook: “Që në mëngjes, forcat puçiste ekstremiste kanë sulmuar kampin e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë në zonën e Kafurit, me sulme ajrore dhe artileri. Trupat tona janë përballur me forcat sulmuese.”

Ushtria sudaneze nuk ka dhënë koment për këto akuza, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat