Horror në Egjipt, një nënë vret djalin e saj 5-vjeçar për ta ngrënë

Afrika

Horror në Egjipt, një nënë vret djalin e saj 5-vjeçar për ta ngrënë

Më: 1 maj 2023 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Në Egjipt, një nënë ka therur dhe ka vrarë djalin e saj 5-vjeçar me qëllim që ta hante. Eshtrat e trupit të fëmijës janë gjetur nga autoritetet në vende të ndryshme të shtëpisë, përfshirë edhe brenda një tenxhere në kuzhinë.

Pas krimit, gruaja rrëfen dhe përfundon në burg. Hetuesit po hetojnë motivin.

Fëmija u vra nga ata që kishin për detyrë ta mbronin dhe të kujdeseshin për të kur ai ishte duke u rritur. Sipas hetuesve, krimi është paramenduar nga nëna e tij, një 30-vjeçare dhe ka ndodhur në shtëpinë e familjes në qytetin verior të Egjiptit, Faqus.

Gruaja ka pranuar para gjykatësve se ka vrarë djalin e saj me thikë kasapi. Arma me të cilën u copëtua djali u gjet nga autoritetet. Kjo është raportuar nga gazeta spanjolle El Mundo duke cituar burime lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat