Gratë flasin në internet për raportimet e rasteve të dhunës seksuale në Sudan

Afrika

Gratë flasin në internet për raportimet e rasteve të dhunës seksuale në Sudan

Më: 16 maj 2023 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Në të gjithë Sudanin janë raportuar një numër i madh i përdhunimeve të kryera nga Forcat e Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF).

Derisa aktivistët dhe profesionistët mjekësorë me anë të reagimeve në media dhe rrjete sociale punojnë dhe mundohen vazhdimisht që t’i paralajmërojnë të tjerët të bëjnë një rrjet për të mbrojturit të mbijetuarit dhe gratë që janë në rrezik të dhunës seksuale.

Al Jazeera shkruan se verifikimi i këtyre raportimeve për dhunimeve kanë qenë të vështira për t’u verifikuar, por thuhet se gratë kanë qenë në shënjestër në formë rutinore, në disa raste para anëtarëve të familjes.

Sipas burimeve të Al Jazeeras, të cilët dëshirojnë të mbeten anonime, gratë e huaja fillimisht ishin në shënjestër, por sulmet ndaj grave sudaneze tani janë të përhapura.

Shumë gra në rrjete sociale janë raportuar për incidentet dhe dëmet që u janë bërë atyre dhe grave të tjera. Në të njëjtën kohë, profesionistët mjekësor dhe psikologët kanë ofruar ndihmë dhe mbështetje për ato gra që janë prekur, duke përfshirë edhe lista me numrin e të mbijetuarëve nga dëmet që u janë bërë gjatë luftës.

OKB-ja ka deklaruar se ka mungesa kritike të furnizimeve për menaxhimin klinik të atyre që janë përdhunuar.

Amira, një grua e re nga Nyala në Darfurin e Jugut, i tha Al Jazeeras se gratë fshihen në ambiente të mbyllura derisa qarkullojnë raportime për përdhunime.

“Ne përpiqemi të ndajmë informacione të farmacive dhe klinikave që mund të ofrojnë ndihmë për viktimat e përdhunimit, por përsëri, kjo është e paqartë pasi ne mbështetemi në grupet dhe kontaktet e ËhatsAppit për të na dhënë informacionin,” tha ajo.

Kryeqyteti sudanez Khartoum dhe el-Geneina në Darfurin Perëndimor thuhet se kanë numrin e rasteve më të larta të dhunës seksuale.

“Nyala është përgjithësisht më e sigurt, por el-Geneina është një histori horrori. Ajo që po ndodh është shumë më e keqe me plaçkitjet, rrëmbimet, luftimet e vazhdueshme, përleshjet dhe rastet e përdhunimeve”, tha Amira.

“Ka raporte të konfirmuara se rreth 24 gra dhe vajza u rrëmbyen dhe u përdhunuan nga kampi Otash i PZHBV-ve në Darfurin e Jugut muajin e kaluar,” tha Neimat Abubaker Abas, një këshilltare e lartë programi në Iniciativën Strategjike për Gratë në Bririn e Afrikës (SIHA).

Abas shtoi se ata kanë qenë në gjendje të verifikojnë 30 raste të përdhunimeve në South Khartoum.

Ajo tha se refugjatët dhe gratë e zhvendosura brenda vendit kanë qenë veçanërisht në shënjestër. Ka pasur gjashtë raste të grave refugjate që janë përdhunuar që nga shpërthimi i konfliktit, sipas SIHA, shkruan Al Jazeera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat