OKB shpreh shqetësim të thellë për konfliktin në Sudan

Afrika

OKB shpreh shqetësim të thellë për konfliktin në Sudan

Më: 28 tetor 2025 Në ora: 07:59
Sudan

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së , Antonio Guterres, shprehu të hënën shqetësim të thellë për përshkallëzimin e luftimeve në Sudan , duke bërë thirrje për ofrimin e sigurt të ndihmës humanitare.

“Sekretari i Përgjithshëm dënon fuqimisht raportet për shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe abuzime me të drejtat e njeriut në El Fasher.

 Duke përfshirë sulme pa dallim dhe shënjestrimin e civilëve dhe infrastrukturës civile, si dhe dhunën me bazë gjinore dhe sulmet dhe keqtrajtimin me motive etnike”, tha një zëdhënës i Guterres në një deklaratë.

Më herët dje, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së u tha gazetarëve se ndërhyrjet e jashtme në Sudan po dëmtojnë perspektivat për paqe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat