Reagon Mehazi: Bota njerëzore drejtësinë e ka kërkuar përgjithmonë nga burrat e kurrë nga gratë

Aktuale

Reagon Mehazi: Bota njerëzore drejtësinë e ka kërkuar përgjithmonë nga burrat e kurrë nga gratë

Nga: N.H Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 00:42
Foto ilustrim

Opinionisti Sulejman Mehazi, ka thënë se me faljen e kriminelëve ordinarë në Maqedoni u bindëm e vëmë pikën (.), se çelësi i përhershëm i të mirave njerëzore paskërka qenë padrejtësia, kjo botë se do e se pranon ndershmerinë e drejtësinë.

Përmes një reagimi, ai ka thënë se Katicat e Fatimet s'janë për drejtësi, po për t'i lëshuar kriminelët në shtëpi.

Më poshtë reagimi i tij i plotë:

Me faljen e kriminelëve ordinarë në Maqedoni u bindëm e vëmë pikën (.), se çelësi i përhershëm i të mirave njerëzore paskërka qenë padrejtësia, kjo botë se do e se pranon ndershmerinë e drejtësinë.

S'jemi kundër femrave, ama, bota njerëzore drejtësinë e ka kërkuar përgjithmonë nga burrat e kurrë nga gratë.

Katicat e Fatimet s'janë për drejtësi, po për t'i lëshuar kriminelët në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat