Dodik: S’ka zgjidhje për Kosovën pa zgjidhjen e Republikës Serbe

Aktuale

Dodik: S’ka zgjidhje për Kosovën pa zgjidhjen e Republikës Serbe

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 09:42
Milorad Dodik

Milorad Dodik, kryesues i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës ka thënë se nëse ndërkombëtarët mendojnë ta injorojnë Republikën Serbe, mashtrohen keq.

“Ndërkombëtarët po përpiqen të bëjnë kuazishtet në vendin ku shteti nuk ka ekzistuar kurrë, ndërsa, nga ana tjetër, dëshirojnë ta shkatërrojnë Repulbikën Serbe. Le ta dinë: Nuk ka zgjidhje të statusit të Kosovës pa zgjidhjen e statusit të RS-së. Nëse dikush mendon se mund ta ndërtojë shtetin Kosovës e Republikën Serbe ta injorojë vazhdimisht, mashtrohet keq”, ka deklaruar për gazetën e Beogardit “Veçernje Novosti” Milorad Dodik.

Ai ka shtuar se serbët nuk do të jenë paravan në institucionet e përbashkëta të BeH-së dhe as që do t’iu nënshtrohen shantazheve të NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat