Haradinaj tregon sa gjuhë i flet aktualisht

Aktuale

Haradinaj tregon sa gjuhë i flet aktualisht

Më: 3 janar 2019 Në ora: 21:10
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar se aktualisht flet tre gjuhë të huaja, përveç gjuhës shqipe.

Haradinaj ka thënë në emisionin “Pressing” se gjuhet e huaja i ka mësuar në kohën sa ka jetuar në shtete të ndryshme .

Ai ka treguar se tani flet mirë frëngjishten, anglishten dhe serbishten

“ Flas shqipen, frëngjishten, anglishten dhe serbishten”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se më herët ka folur edhe italisht, por siç ka treguar ai këtë gjuhë tash e ka harruar.

“ Më ka ikur ky theks. Tash e kam të vështirë ta flas këtë gjuhë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat