Ramush Haradinaj e quan lajm të shkëlqyeshëm për Kosovën zgjedhjen e Eliot Engel në këtë detyrë - Bota Sot
Ramush Haradinaj e quan lajm të shkëlqyeshëm për Kosovën zgjedhjen e Eliot Engel në këtë detyrë

Aktuale

Ramush Haradinaj e quan lajm të shkëlqyeshëm për Kosovën zgjedhjen e Eliot Engel në këtë detyrë

Më: 4 janar 2019 Në ora: 19:57
Ramush Haradinaj dhe Eliot Engel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur lajm të shkëlqyeshëm zgjedhjen e Eliot Engel në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan.

Kryeministri ka thënë se Engel është ikonë e miqësisë së përjetshmë me SHBA-në.

“Zgjedhja e Kongresistit dhe mikut tonë të madh, Eliot Engel, në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan është lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën. Engel për dekada, deri në përmasa heroike, u angazhua për çështjen e Kosovës dhe të shqiptarëve.

Për popullin e Kosovës emri i Engel është ikonë e miqësisë së përjetshme me ShBA-në dhe zgjedhja e tij, në kohën kur Kosova është në fazën e përmbylljes së konsolidimit ndërkombëtar, është krah i fuqishëm për ne. Urime mik” shkruan Haradinaj në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...