Major Ramabaja i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt: Veç në ëndërr…

Aktuale

Major Ramabaja i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt: Veç në ëndërr…

Nga: N.H Më: 7 janar 2019 Në ora: 23:14
Major Nazif Ramabaja dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, njëherësh ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për herë të parë për ish-komandantin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), Tahir Zemaj dhe për Betejën e Loxhës.

Haradinaj ndër tjerash ka thënë se ka qenë vendimtar në mbylljen e kësaj beteje të lavdishme.

Ndërsa, lidhur me ketë, ka reaguar menjëherë Major Nazif Ramabaja. Ai në një postim në Facebook ka ironizuar me Haradinajn duke i thënë se vetëm në ëndërr ka mundur ta bëjë një gjë të tillë.

“Ky kish bo krrsh në Loxhë, por ndoshta në ëndërr”, ka shkruar shkurtimisht Major Ramabaja në Facebook.

Ndërsa, Haradinaj ka thënë se e ka ndihmuar shumë Zemajn. Ai ka thënë se kazermën e udhëhequr nga Zemaj në Prapaçan e ka përgatitur vetë ai.

“Kolonel Zemajt s’i dërguan përkrahje as me armë, as me financa”, ka deklaruar Haradinaj në një intervistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat