Gecaj i reagon Shpend Ahmetit: Delegacioni në Bruksel për ndarjen e Kosovës

Aktuale

Gecaj i reagon Shpend Ahmetit: Delegacioni në Bruksel për ndarjen e Kosovës

Nga: A.M. Më: 9 janar 2019 Në ora: 16:59
Bit Gecaj

Opinionisti Bit Gecaj i ka reaguar pas deklaratës të së martës të kryetarit të PDS-së, Shpend Ahmeti në Bruksel i cili tha se  “BE nuk është kundër asnjë marrëveshjeje të pranueshme nga të dy palët”.

Ai ka shkruar në Facebook se  “Lansimi i një deklarate të tillë, nga Shpendi, pa e vlerësuar dhe potencuar se një diçka e tillë është e papranueshme për Kosovën, le të nënkuptohet se ky delegacion, ka udhëtuar në Bruksel, për tu pajtuar me çdo propozim, me konkretisht me planin e njohur serb për ndarjen e Kosovës, të përqafuar dhe lansuar edhe nga presidenti Thaçi, si gjoja propozim i tij, apo edhe ndonjë „personaliteti“ tjetër, të gjoja botës shqiptare!”

Postimi i plotë:

Jo veç lufta

Por ka edhe mundesi tjetera, domosdoshmeria e vetedijesimit nacional, dhe reflektimit kolektiv!

Deklarata e djeshme e Shpend Ahmetit, bashkekryesues i delegacionit shteteror te Kosoves ne Bruksel, ne bisedime me Serbine, se: „BE nuk eshte kunder asnje marreveshjeje te pranueshme nga te dy palet“ le te nenkuptohet edhe lojen me kufijte e Kosoves.
Lansimi i nje deklarate te tille, nga Shpendi, pa e vleresuar dhe potencuar se nje diçka e tille eshte e papranueshme per Kosoven, le te nenkuptohet se ky delegacion, ka udhetuar ne Bruksel, per tu pajtuar me çdo propozim, me konkretishte me planin e njohur serb per ndarjen e Kosoves, te perqafuar dhe lansuar edhe nga presidenti Thaçi, si gjoja propozim i tij, apo edhe ndonje „personaliteti“ tjeter, te gjoja botes shqiptare!
Nder te tjera, shikuar ne teresi, deklaratat e delegacionit shteteror te Kosoves, per bisedime me Serbine ne Bruksel, reflektojne gatishmerine e ketij delegacioni, per te perligjur çdo marreveshje apo marreveshjet e perfolura tashme te presidentit Thaçi, e qe jane: heqja dore nga Pavaresia e Kosoves te shpallur me 2008, ndarja e Kosoves, dhe humbja e pjeseshme ose e teresishme e disa resurseve dhe aseteve te rendesishme nacionale, si: uji dhe xehet, ose pasurite minerare te Kosoves!
Per te penguar keto levizje te demshme per vendin, veç luftes ka edhe mundesi tjera, p.sh. domosdoshmeria e vetedijesimit nacional, dhe reflektimit te menjehershem kolektiv; dhe lufta politike, po jo me kete klase te shantazhuar politike!
E di se vetedijesimi eshte proces i rende dhe i ngadalshem, sidomos per shoqerite e pakonsoliduara si kjo e jona; por kesaj radhe vetedijesimi duhet te ndodhe shpejt, dhe si fillim me nje refuzim qytetar e civilizues kunder klases politike te vendit, e cila pa dyshim, brenda saj ka shume te paditur, dhe te shitur! Andaj mosdegjueshmeria qytetare eshte patriotizem i domosdoshem, per te ndaluar procese te tjera, te rrezikeshme dhune, qe tendencialisht anojne kah konfliktet e permasave me te gjera, sepse shihet qarte se dikush qe e konsideron veten te humbur, me levizjet e tanishme politike globale, sheh nje klime te favoreshme per te marre edhe shume me shume, nga ajo qe kurre nuk ka qene e saj dikur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat