Diplomati ndërkombëtar siguron: Hashim Thaçi nuk do të arrestohet nga specialja, para marrëveshjes finale me Serbinë - Bota Sot
Diplomati ndërkombëtar siguron: Hashim Thaçi nuk do të arrestohet nga specialja, para marrëveshjes finale me Serbinë

Aktuale

Diplomati ndërkombëtar siguron: Hashim Thaçi nuk do të arrestohet nga specialja, para marrëveshjes finale me Serbinë

Më: 12 janar 2019 Në ora: 14:03
Hashim Thaçi

Ditëve të fundit në disa media të Kosovës është spekuluar duke përfolur emrin e presidentit se është ftuar apo do të ftohet nga specialja. Por sipas burimeve diplomatike të “Presheva Jonë” Hashim Thaçi nuk do të ftohet as nuk do të arrestohet për momentin.

 2019 vit i arrestimeve në Kosovë

I njëjti burim thotë se ky “ky vit do të jetë vit i Hagës. Prandaj, ndërkombëtaret kanë nevoje për Thaçin edhe për disa muaj, ndoshta edhe për vitin e ardhshëm, kur pritet nënshkrimi i marrëveshjes me Serbinë”.

Vala e arrestimeve në Kosovë të disa komandanteve dhe ish-pjesëtareve të UÇK-së nuk mund të kishte ndodhur pa dijen e kreut shtetëror të Kosovës, pikërisht Hashim Thacit, thonë burimet e ngjashme.

“Hashim Thaçi, aktualisht është kooperativë dhe bashkëpunëtori me i ngushtë i speciales në Hage. Këtë edhe vet Thaçi e ka thënë disa herë se do të bashkëpunojmë ngushtë me Hagën. Ai nuk do të merr ftesë nga specialja as nuk do të arrestohet para nënshkrimit të marrëveshjes finale me Serbinë. ” ka thëne diplomati ndërkombëtar.

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës e cila u gjend në krye të TPI-së për krime në ish-Jugosllavinë znj.Carla del Ponte si një gjyqtare hetues dhe kryeprokurore e Ministrisë Publik në Zvicër për gati një decenie rresht ka hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e terrorizmit ndërkombëtar, mafies ruse, kontrabandën e armëve dhe të spiunazhit, pastrimit të parave etj.. në bisedën e fundit ka thëne se “Tribunali Special i Hagës për krime gjatë dhe pas luftës në Kosovë do të ketë suksese, ndryshe nuk do të ishte themeluar”

Sipas saj, për dallim nga Gjykata ndërkombëtare për ish-Jugusllavin, specialja për Kosovën do te nisë me arrestimin e “peshqve te vegjël”.

Në një intervistë për Agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” ne prillin e vitit 2011 ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës znj.Carla del Ponte kishte deklaruar se “Jo, jo unë, por Dick Marty e përmend Hashim Thaçin dhe bashkëpunëtoret e tij në raportin e tij për UÇK-në..”

Del Ponte kujton se Gjykata e Hagës (ICTY) për ish-Jugosllavinë nisi me rastin e arrestimit e “peshqve të mëdhenj” diktatorit  serb Miloshevic. Sipas saj “peshqit e mëdhenj” në Kosovë mund të lundrojnë edhe për disa kohë. Ndryshe, mediat shqiptare në Kosove dhe Shqipëri duke ju referuar burimeve ndërkombëtare dhe mediave botërore (amerikane, gjermane, franceze etj..) nuk përjashtojnë mundësinë e arrestimit të Hashim Thaçit, gjë kjo që mbetet vetëm çështje momenti dhe kohë.

“Hashim Thaçi nuk do të merr ftesë nga specialja as nuk do të arrestohet para nënshkrimit të marrëveshjes finale me Serbinë  e cila ka gjasa të nënshkruhet jo para vitit 2020” ka siguruar burimi ndërkombëtar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...