Edhe Policia në përcjellje të Remit e Lushtakut

Aktuale

Edhe Policia në përcjellje të Remit e Lushtakut

Më: 13 janar 2019 Në ora: 10:46
Policia e Kosovës në Aeroportin ‘Adem Jashari’,

Zyrtarë të policisë së Kosovës tashmë gjenden në Aeroportin ‘Adem Jashari’, nga i cili pritet që së shpejti të nisen drejt Hagës dy ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa.

Lajmin për nisjen e tyre drejtë Hagës e ka konfirmuar avokati Arianit Koci, në cilësinë e palës mbrojtëse e Lushtakut dhe Mustafës.

Koci, i cili udhëton në cilësinë e avokatit mbrojtës, ka theksuar se udhëtimi i tyre do të realizohet përmes linjës së rregullta ajrore.

E për ta siguruar terrenin për nisjen e Lustakut e Mustafës, në aeroport tashmë gjendjen njësitet e p-olicisë së Kosovës.

Sot do të jetë dita kur ata do të fluturojnë me aeroplan për atje, Sami Lushtaku do të niset në ora 11:55 nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”.

Ai fillimisht do të shkojë në Gjermani, ndërkohë që deklaratën e tij në Hagë do ta jap të mërkurën. Ai dy ditë do të qëdnrojë në Gjermani. 

Ndërkohë  Rrustem Mustafa ditën e hënë do të jap deklaratën e tij. Mustafa  do të ketë sot fluturimin i cili do të jetë në ora 14:35 për në Lubljanë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat