Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, ka komentuar nisjen e dy ish-komandantëve të UÇK-së Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa, drejt Gjykatës Speciale në Hagë.
Selimi në një postim në Facebook, është shprehur kritik ndaj deputetëve që ë votuan formimin e kësaj gjykate në vitin 2015.
Ndërsa për Lushtakun e Mustafën, ka uruar që të dalin faqebardhë.
“Çka keni për të thënë sot ju 82 deputetët që e votuat Specialen më 3 gusht 2015? p.s. Sami e Rem - dalshi e ardhshi faqebardhë!”, ka shkruar Selimi./BS