Limaj: Askush nuk do t’i sjellë marrëveshje të dëmshme vendit

Aktuale

Limaj: Askush nuk do t’i sjellë marrëveshje të dëmshme vendit

Më: 16 janar 2019 Në ora: 12:18
Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj

(E plotësuar) - Delegacioni Shtetëror për Bisedime me Serbinë ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Pas këtij takimi, bashkëkryesuesi i këtij delegacioni, Fatmir Limaj, ka thënë se Delegacioni mban takime të rregullta dhe ky ishte një takim i radhës punë ku është diskutuar edhe për platformën e dialogut me Serbinë.

Ekipi Negociator takohet në selinë e Nismës, presin Thaçin për dokumentet

Bashkëkryenegociatori Fatmir Limaj pas takimit të Ekipit Negociator në zyrën e Nismës në Kuvend, ka thënë se platforma e dialogut shumë shpejt do të jetë gati për Kuvend.

Delegacioni shtetëror, sipas Limajt, është duke vazhduar punimet dhe se shumë shpejt do të kenë dokumentet e presidentit Hashim Thaçi.

“Ekipa e tij është duke përgatitur [dokumentet] për të na dorëzuar neve. Është e rëndësishme që Kosova të ketë një zë të vetëm në këtë dialog dhe unë jam i sigurt se do ta kemi atë”, ka thënë Limaj.

Ai ka thënë se nuk ka mandat të flasë nëse në dialog do të shtrohet çështja e kufijve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat