Sejdiu: S’merrem me Vuçiqin, të bëhemi bashkë në dialog përballë Serbisë

Aktuale

Sejdiu: S’merrem me Vuçiqin, të bëhemi bashkë në dialog përballë Serbisë

Më: 18 janar 2019 Në ora: 10:44
Dardan Sejdiu

Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu edhe njëherë ka bërë thirrje për unitet politik në vend për çështjen e dialogut me Serbinë.

Sejdiu, i cili ka refuzuar të komentojë deklaratat e djeshme të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, tha se njohja e shtetit të Kosovës do të jetë kusht për çdo marrëveshje që nënshkruhet me Serbinë.

“Unë jam deputet i Kuvendit të Kosovës. Për mua janë të rëndësishme deklaratat e zyrtarëve tonë, e jo çka thotë Vuçiqi. E njohim atë që nga vitet e 90’ta. Është e rëndësishme që ne të kemi unitet politik. Kur jemi bashkë përballë Serbisë, ia dalim mirë e mbarë. Sa i përket deklaratave e dhuratave të tij, nuk merrem me to. Në Kuvend duhet të jemi bashkë karshi kësaj sfide që po na paraqitet. Njohja është kusht për çdo marrëveshje”, ka thënë Sejdiu.

Tutje, ai ka treguar se si në mbledhjen e sotme të Kryesisë, ka ngritur dy çështje si më të rëndësishme për partinë që ai përfaqëson.

“Për ne është e rëndësishme interpelanca e Valdrin Llukës për ndërmarrjen që do të blej energji nga Countur Global. Ajo është monstrum ekonomik, që do të jetë transfer i parave të Countur Global. Kjo do të jetë rëndesë për sektorin energjetik. Në këtë kohë kemi nevojë për një shtet zhvillimor, e jo për një kompani të huaj që zhvat qytetarët”, ka thënë Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat