I moshuari gjithë natën qëndroi me dhimbje në korridoret e Emergjencës – Flasin familjarët e tij - Bota Sot
I moshuari gjithë natën qëndroi me dhimbje në korridoret e Emergjencës – Flasin familjarët e tij

Aktuale

I moshuari gjithë natën qëndroi me dhimbje në korridoret e Emergjencës – Flasin familjarët e tij

Më: 18 janar 2019 Në ora: 13:06
Pamje nga vendi ngjarjes

Mbrëmë në mediat kanë qarkulluar disa video të një personi të moshuar i cili qëndronte në korridorin e Klinikës Emergjente në Prishtinë.

Familjarët e të moshuarit A.H., ku thanë se personi në fjalë është i sëmurë nga zemra.

“Me anë të autoambulancës babai është dërguar nga Mitrovica në Klinikën e Emergjencës në Prishtinë”

“Mjekët në fillim i kanë dhënë një injeksion dhe disa hapa, kështu pas kësaj nuk e kanë pranuar për ta shtrirë në spital”, thanë familjarët e të sëmurit.

Personi në fjalë ka mbetur në korridorin e kësaj klinike pasi askush nuk ka qenë prej familjarëve të tij me të.

“Nga ora 10:00 deri kah mëngjesi babi ka mbet në korridor”.

“Në mëngjes i është bërë ekageja e zemrës dhe një kontroll nga mjekët”, thanë familjarët e të sëmurit.

Personi i moshuar është tani tek familjarët e tij dhe është në gjendje më të mirë shëndetësore.

Për rastin kanë dhënë sqarim nga SHSKUK-ja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...