Veseli: PDK nuk e tradhtoi Isa Mustafën, por Vjosa Osmani, Anton Quni e deputetët tjerë - Bota Sot
Veseli: PDK nuk e tradhtoi Isa Mustafën, por Vjosa Osmani, Anton Quni e deputetët tjerë

Aktuale

Veseli: PDK nuk e tradhtoi Isa Mustafën, por Vjosa Osmani, Anton Quni e deputetët tjerë

Më: 18 janar 2019 Në ora: 19:23
Kadri Veseli

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka folur rreth qëndrimit të opozitës në dialogun me Serbinë. Veseli thotë se është i gatshëm t’ia lëshojë pushtetin Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mënyrë që ajo të bëhet pjesë e dialogut, ndërsa ka shtuar se partia e tij nuk e ka tradhtuar Isa Mustafën kur u rrezua qeveria në të cilën ishin bashkë.

Kreu i PDK’së thotë se është i gatshëm të shkojë në zgjedhjet, të cilat po i kërkon LDK’ja, por sipas tij, partia e Mustafës duhet të pranojë rezultatin e zgjedhjeve.

Veseli thotë se ka pasur disa zgjedhje kur LDK-ja nuk e ka pranuar humbjen.

"Ata nuk janë as për zgjedhje. Nëse janë për zgjedhje atëherë ta bëjmë reformën zgjedhore dhe pas zgjedhjeve të pranohet rezultati. LDK ka disa zgjedhje që nuk i ka pranuar zgjedhjet”, ka thënë Veseli.

Veseli ka thënë se Qeverinë Mustafa nuk e ka rrezuar PDK’ja, por deputetët e LDK’së, si Vjosa Osmani dhe Anton Quni, që nuk e votuan demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Ai shton se duhet respektuar insistimin e ndërkombëtarëve që të arrihet marrëveshja me Serbinë, ndërsa thotë se është i gatshëm t’ia lëshojë vendin LDK’së dhe të dalë në opozitë.

 “Ne po flasim për insistim të partnerëve që të futemi në proces dhe del e thotë LDK që duhet të vijmë ne në pushtet. Le të vijë LDK e ta marrë pushtetin, jam i gatshëm të dal në opozitë”, është shprehur Veseli në Frontal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...