Zogaj kritikon Veselin: U torturova kur u sikletos sot live në TV

Aktuale

Zogaj kritikon Veselin: U torturova kur u sikletos sot live në TV

Nga: A.ZH Më: 18 janar 2019 Në ora: 22:27
Kadri Veseli

Drejtori i Lëvizjes FOL Petrit Zogaj, ka kritikuar kryekuvendarin e Kosovës Kadri Veseli, për mos krijimin e një fjalori politik, edhe pas 20 viteve në skenën politike.

Zogaj, duke analizuar intervistën e fundit të Veselit në një nga televizonet tona, ka thënë sikletet më të mëdha të Veselit gjatë intervistave janë të mëdha, përcjell Bota sot.

Ai I ka dhënë një këshillë Veselit, duke i thënë të shkruajë shkrime e t’i botojë ato dhe të largohet nga intervistat live.

Postimi i plotë i Zogajt:

Intervistimi i Kadri Veselit eshte nje torture shume e vecante. Jo per gazetarin, tek e fund, gazetaret bejne lloj-lloj intervistash me njerez dhe jane mesuar tashme. Por sikletet e Veselit gjate intervistave qe jep, jane te medha: frike se cka po pyet gazetari, telashe te merr qendrim per nje ceshtje, munges e fjalorit per ta artikuluar qendrimin, kapercim nga nje ceshtje ne ceshtjen tjeter, pauza te paarsyeshme, munges kohezioni per nje ceshtje ndermjet minutave te pare dhe te fundit, qe i bije harres e theksuar, dridhje e zerit, gjestet qe jane ne c’akordance me fjalet, e cka tjeter jo.

Sapo e degiova pak minuta ne interviste te Arsim Lani. U torturova edhe une qe e pashe. Dmth me erdh keq qe edhe pas 20 viteve ne skene politike, Veseli nuk ka ndertu minimumin e nje fjalori politik, qe lehtaz i shpreh qendrimet e tij politike. Keshilla per te eshte te shkruaj shkrime, dmth, keshilltaret qe te ja shkruajne, e ai t’i boton ne emer te tij dhe keshtu te largohet nga TV dhe intervistat live.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat