Tjetër goditje për Haradinajn: Zjarrfikësit paralajmërojnë grevë nëse nuk iu plotësohen kërkesat - Bota Sot
Tjetër goditje për Haradinajn: Zjarrfikësit paralajmërojnë grevë nëse nuk iu plotësohen kërkesat

Aktuale

Tjetër goditje për Haradinajn: Zjarrfikësit paralajmërojnë grevë nëse nuk iu plotësohen kërkesat

Më: 28 janar 2019 Në ora: 18:41
Ramush Haradinaj

Më 15 Nëntor të vitit të kaluar, zjarrfikësit kishin protestuar para Qeverisë duke i ofruar kërkesat e tyre për ngritje pagash dhe kushte më të mira në punë.

Kryeministri Haradinaj i kishte ftuar në takim përfaqësuesit e sindikatës dhe zjarrëfikësit e Kosovës, të cilëve iu kishte premtuar një plan konkret për t’i trajtuar si forcë nacionale.

Sipas Haradinajt, statusi zjarrfikësve do të qartësohej pasi që FSK-ja me mandatin e ri do të lirohej nga disa përgjegjësi dhe këto detyra do t’i barteshin zjarrfikësve.

Zjarrfikësve iu kishte miratuar kërkesa financiare për nivelizim të koeficientëve dhe sipas premtimeve të vitit të kaluar nga Haradinaj, të gjithë zjarrfikësit do të merrnin pagesa të njëjta në të gjitha komunat si dhe do të gjenin zgjidhje për pagesën e orëve shtesë, shtesat e rrezikshmërisë dhe do të ndaheshin mjete financiare për blerjen e pajisjeve të reja.

Pasi kanë kaluar më shumë se dy muaj që nga protesta dhe takimi i përfaqësuesve të zjarrfikësve me Kryeministrin, këto premtime ende nuk kanë nisur të realizohen bazuar në deklaratat e Kryetarit të Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka.

Beka në një prononcimka theksuar shtatë kërkesat e zjarrfikësve dhe kushtet që kjo sindikatë ka kërkuar të plotësohen nga Qeveria, por që deri më tani nuk kanë marrë asnjë informacion.

“Kërkesat tona kanë qenë: 1) Të definohet statusi i zjarrfikësve, 2) Definimi i kompetencave menaxhuese, 3) Përmirësimi i kushteve të punës dhe sigurimi i pajisjeve për punë, 4) Kompenzimi i orëve shtesë apo orëve jashtë orarit si dhe kompenzimet për ndrrimet e natës përfshirë këtu edhe kompensimin për punën në ditët e festave, 5) Kompenzimi i shpenzimeve të lëndimeve në punë, 6) Nivelizimi i pagave me shërbimet e tjera të sigurisë, 7) Të bëhet gradimi sipas funksionit”, ka thënë Beka.

Tutje, Beka ka shpjeguar se kërkesat e tyre për t’u nivelizuar me koeficientin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës si dhe ofrimin e kushteve të njejta për ndrrimet e natës, rrezikshmërinë, orët shtesë etj., kanë qenë shumë të qarta, por që sipas tij nuk dihet arsyeja pse ende nuk kanë marrë përgjigje.

Beka ka thënë se është munduar të kuptojë nga anëtarët e Komisionit se a janë të përfshirë zjarrfikësit në Ligjin e ri për Paga, por kjo sipas tij ka qenë e pamundur.

“Jam munduar të kuptoj nga Komisioni se a jemi të përfshirë ose çfarë ndryshime do të ketë për pagat e zjarrfikësve me Ligjin e ri për Paga, por gjithçka që më është thënë është se do të ketë ndryshime positive, por nuk ka pasur diçka konkrete. Rreth kësaj çështje kam pyetur edhe kryetarin e
Komisionit për Administratë Publike dhe Pushtet Lokal, Nait Hasanin por edhe Koordinatorin Nacional për Reforma Shtetrore, Besnik Tahirin, por nga asnjëri nuk kam marrë përgjigje të qartësuar”, ka shtuar Beka.

Në fund, Beka ka paralajmëruar se në rast se këto kërkesa nuk do të përmbushen nga Qeveria, reagimet do të jenë të ashpra.

“Në rast se nuk do të trajtohemi njejtë si Policia, do të reagojmë ashpër”, ka përfunduar Beka.

Kujtojmë se për momentin, në nivel qëndror Kosova ka gjithsej 788 zjarrfikës, të cilët përkundër rrezikshmërisë në punë, ende punojnë në kushte jo të mira pune.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...