Haradinaj: Bushati ishte kundër ndarjes së Kosovës, Rama ... - Bota Sot
Haradinaj: Bushati ishte kundër ndarjes së Kosovës, Rama ...

Aktuale

Haradinaj: Bushati ishte kundër ndarjes së Kosovës, Rama ...

Më: 28 janar 2019 Në ora: 20:51
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ishte i ftuari i mbrëmjes  në emisionin ‘FAKT’  ku ka komentuar edhe qëndrimin e Edi Ramës në lidhje me debatin për kufijtë.

Haradinaj ka treguar përballë gazetarit Çim Peka, se Ditmir Bushati ka qenë kundër debatit për kufijtë dhe këtë e ka thënë gjithmonë.

‘Tirana zyrtare duhet të ruhet në marrëdhëniet me Serbinë.

Në çdo tryeze ose çdo forum ndërkombëtar qëndrimi i Ditmir Bushatit ka qenë kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës ka qenë i qartë.

Ende nuk e kam dëgjuar këtë gjë nga Edi Rama dhe pres ta dëgjoj diçka të tillë.

Edi Rama duhet të niset nga pozicioni bazë, që të ruhet Kosova ekzistuese. Çdo kush duhet të ketë këtë bindje’, është shprehur Ramush Haradinaj

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...