Thaçi bisedon në telefon me John Bolton,  tregon se çka biseduan

Aktuale

Thaçi bisedon në telefon me John Bolton,  tregon se çka biseduan

Nga: D.RR Më: 31 janar 2019 Në ora: 18:55
John Bolton dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një njoftimi në Facebook ka treguar se sot ka pasur një bisedë telefonike me Këshilltarin për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, ambasadorin John Bolton, transmeton "Bota sot".

Presidenti Thaçi ka bërë të ditur se ata kanë biseduar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për partneritetin e përhershëm në mes të Kosovës dhe SHBA-së.

Gjithashtu, Thaçi e ka siguruar ambasadorin Bolton se, Republika e Kosovës mbetet e përgjegjshme për vazhdimin e dialogut dhe do të flasë me një zë, ashtu siç ka kërkuar Presidenti Trump.

Postimi i plotë:

Këtë pasdite kisha një bisedë telefonike me Këshilltarin për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, ambasadorin John Bolton. Ne biseduam për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për partneritetin e përhershëm në mes të Kosovës dhe SHBA-së. Ambasadorin Bolton e sigurova se Republika e Kosovës mbetet e përgjegjshme për vazhdimin e dialogut dhe do të flasë me një zë, ashtu siç ka kërkuar Presidenti Trump. Ne jemi të bindur se dialogu do të fillojë së shpejti dhe do të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që siguron njohjen reciproke dhe anëtarësimin në NATO, BE dhe OKB. Kosova ka ecur gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe miqësia do të jetë e përhershme. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat