Mogherini: Nuk ka kohë për të humbur, dialogu të fillojë sa më shpejt

Aktuale

Mogherini: Nuk ka kohë për të humbur, dialogu të fillojë sa më shpejt

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 20:59
Federica Mogherini dhe Hashim Thaçi

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini ka theksuar se gjatë bisedës që ka pasur me presidentin Hashim Thaçi, ka kërkuar që taksa të hiqet dhe dialogu të fillojë sa më shpejt.

“I thash presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi: se taksa duhet të hiqet, kështu që dialogu të rifillojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Normalizimi i marrëdhënieve është i rëndësishëm për Kosovën, Serbinë, Ballkanin Perëndimor dhe Evropën. Nuk ka më kohë për të humbur”, ka shkruar Mogherini në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat