Deputeti i LDK-së: Ligji i pagave po masakrohet - Bota Sot
Deputeti i LDK-së: Ligji i pagave po masakrohet

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Ligji i pagave po masakrohet

Nga: N.H Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 16:13
Haxhi Avdyli

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka bërë një koment në ditën kur në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca për Buxhetin 2019 dhe Ligjin e Pagave.

Avdyli paralajmëron se ligji i pagave po masakrohet dhe se ky ligj më nuk ka as kuptimin që të votohet.

Ai thotë se ky ligj si dhe ky koalicion duhet të bien, përcjell “Bota sot”.

Ja postimi tij në Facebook:

Ligji i pagave po masakrohet. Ky ligj më ska kuptim të votohet. Politikanë të shantazhuar nga drejtësia, politikanë që kanë kapur ndërmarrje e institucione po shkatërrojnë ligjin duke favorizuar kategori të caktuara. Ky ligj si dhe ky koalicion duhet të bie. Respekt vetëm për Kryetari i komisionit Nait Hasanin që akoma po e mbron ligjin nga falimentuesit e këtij shteti, që janë dhe brenda partisë së tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...