Isufi: Kushtëzimet e Serbisë tregojnë se ajo nuk do dialog - Bota Sot
Isufi: Kushtëzimet e Serbisë tregojnë se ajo nuk do dialog

Aktuale

Isufi: Kushtëzimet e Serbisë tregojnë se ajo nuk do dialog

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 22:08
Ahmet Isufi

Ahmet Isufi, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se vendosja e taksës ndaj produkteve serbe dhe votimi i statutit të Trepçës janë vendime legjitime.

“Deklaratat e sotme e zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq tregon se vërtetë kemi të bëjmë më një shkarje të interesave të shteteve të Bashkimi Evropian”, ka thënë Isufi.

“Kjo mënyrë e sjelljes së BE-së po tregon hapur se ka interesa të ndryshme, të cilat normalisht se nuk janë pritur mirë në Kosovë”.

“Edhe me vendosjen e taksës dhe me Trepçën ne ju kemi parapari veprimeve të cilat duhet të bëhen – janë vendime të shtetit, janë legjitime”.

“Dialogu nuk duhet të kushtëzohet. Duhet të ulen palët të bisedojnë dhe të arrijnë një marrëveshje përfundimtare. Kushtëzimi i Serbisë për të shkuar në dialog me heqjen e taksës tregon se ata nuk duan dialog. Kosova dikur ka pranuar dialog pa kushte madje edhe duke pasur parasysh se ka qenë një vend ku ka ndodh gjenocid”.

“Ne konsiderojmë se duhet ta angazhojmë ekipin e Kosovës të votuar në Parlament. Tashmë kemi edhe Ligjin për Dialogun. Duhet të jetë platforma e gatshme, nuk do të agjendat e dialogut të shtyhen nga të tjerët, por të bisedohet për interesa të Kosovës”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...