Limaj: Kosova nuk duhet t’i ikë tavolinës së dialogut, nuk ndikohemi nga afatet kohore - Bota Sot
Limaj: Kosova nuk duhet t’i ikë tavolinës së dialogut, nuk ndikohemi nga afatet kohore

Aktuale

Limaj: Kosova nuk duhet t’i ikë tavolinës së dialogut, nuk ndikohemi nga afatet kohore

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 21:53
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili është bashkëdrejtues i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë ka folur për opsionin e proklamuar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve. Kjo sipas Limajt, është Bashkimi i Preshevës me Kosovën.

Ai ka thënë se nuk i beson presidentit në këtë pikë. Limaj ka thënë se presidenti i vendit dhe bartësit e institucioneve nuk mund të japin opinione të lira. Limaj ka thënë se Kosova nuk duhet t’i ikë tavolinës së dialogut.

“Dy tri qëndrime e pozicione që kanë qenë për dialog e kanë dëmtuar vendin. Qëllimi është më pas një zë në këtë proces. Nuk ka dilemë që kemi vështrime të ndryshme. Delegacioni po bën përpjekje që të kemi qëndrime të njëjta”, ka thënë Limaj në presing në T7.

Limaj thotë se vendit nuk i ndihmohet duke dale me qëndrime individuale. Sa i përket arritjes së një marrëveshje, ai ka thënë se Kosova nuk do të ndikohet nga afatet kohore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...