Gjenerali amerikan anulon vizitën në Kosovë, shkak mosheqja e taksës ndaj Serbisë - Bota Sot
Gjenerali amerikan anulon vizitën në Kosovë, shkak mosheqja e taksës ndaj Serbisë

Aktuale

Gjenerali amerikan anulon vizitën në Kosovë, shkak mosheqja e taksës ndaj Serbisë

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 17:12
Gjenerali majori Timothy Orr edhe Ramush Haradinaj

Këshilltari i Presidentit Thaçi, Ardian Arifaj, ka konfirmuar se komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas, gjenerali majori Timothy Orr e ka anuluar vizitën në Kosovë.

Arifaj ka thënë se njoftimin për anulimin e vizitës së gjeneralit Orr e kanë marrë nga Komandanti i FSK’së, Rrahman Rama, i cili ka pasur takim me zyrtarët e SHBA’së në Ambasadën në Prishtinë.

“Gjeneral Rama vetëm na ka njoftuar për anulimin e vizitës së gjeneral majorit Timothy Orr”, ka thënë Arifaj.

Ai ka thënë se Shefi i FSK’së i ka sqaruar në letrën njoftuese se anulimi i vizitës së zyrtarit amerikan ka ardhur për shkak të mosvazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Zyrtarët të FSK’së dhe as të Ministrisë së Mbrojtjes nuk kanë dashur të flasin për këtë temë.

Zyrtarët të Ministrisë së Mbrojtjes kanë thënë se Rrahman Rama e ka njoftuar edhe Ministrin Rrustem Berisha dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj për anulimin e vizitës.

Zyrtarët amerikanë kanë ndëshkuar Ramush Haradinajt me mosdhënie të vizës amerikane për shkak të mos heqjes së taksës ndaj produkteve serbe e boshnjake.

Ramush Haradinaj kishte vendosur taksën ndaj produkteve të Serbisë kur Lista Srpska ishta larguar nga Qeveria e Parlamenti për shkak të transformimit të FSK’së në ushtri.

Kryeministri ka thënë se heqja e taksës do të ndodhë kur Serbia do ta njohë Kosovën.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka kërkuar pezullimin e taksës për t’i dhënë hapësirë dialogut me Serbinë. Po ashtu, Presidenti ka kërkuar të hiqet taksa dhe të vazhdohet dialogu me Serbinë.

Marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pritet të nënshkruhet deri në qershor në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përmendur mundësinë e ndyrshimit dhe korrigjimit të kufijve si pjesë e marrëveshjes finale me Serbinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...