"STOP shkatërrimit të Telekomit, ky është krim i organizuar nga qeveria aktuale"

Aktuale

"STOP shkatërrimit të Telekomit, ky është krim i organizuar nga qeveria aktuale"

Nga: Z.B Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 11:47
Ilustrim

Valdrin Ahmeti, aktivist i Vetëvendosjes, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, e ka quajtur  krim të organizuar  nga Qeveria punësimin e fundit në Telekomin e Kosovës, përcjell Bota sot.

Ai ka shkruar se brenda telekomit na u raportua që vikendin paraprak është organizuar një konkurs klandestin për punësimin e mbi 100 personave në Telekom.

Ameti shton se ky është krim i organizuar nga qeveria aktuale vetëm e vetëm që t’ia japin goditjet e fundit të shkatërrimit të Telekomit në mënyrë që të duket i arsyeshëm privatizimi i tij.

Sipas Ahmetit, Istrefi është familjar i Besnik Tahiriti cili mban pozitën e koordinatorit nacional për reformën shtetërore të Qeverisë Haradinaj.

Postimi i plotë:

Daja i koordinatorit nacional për reforma – Kyreshef ekzekutiv i Telekomit!

Në fund të javës së kaluar bashkë me Fatban Bunjaku, në konferencë për medie prezantuam mbi 50 punëtorë nga 200 të punësuarit e vitit 2018 në Telekomin e Kosovës, të identifikuar për lidhjet e tyre familjare e partiake me partitë në pushtet.

Poashtu nga brenda telekomit na u raportua që vikendin paraprak është organizuar një konkurs klandestin për punësimin e mbi 100 personave në Telekom. Ky është krim I organizuar nga qeveria aktuale vetëm e vetëm që t’ia japin goditjet e fundit të shkatërrimit të Telekomit në mënyrë që të duket I arsyeshëm privatizimi I tij.

Por si po bëhet kjo? Kjo e gjitha së voni po mundësohet nga U.D. së kryeshefit ekzekutiv të Telekomit Bedri Istrefi i cilia ty gjindet pikërisht për shkak të një lidhje familjare. Bedri Istrefi është saktësisht djali i dajës së Besnik Tahirit të AAK-së, koordinator nacional për reformën shtetërore të Qeverisë Haradinaj.
Prokuroria duhet urgjentisht të veprojë! Të fillojë hetimet për këto punësime, përmes të cilave po tentojnë ta shkatërrojnë të vetmen ndërrmarrje publike me të cilën deri vonë jemi krenuar.

STOP shkatërrimit të Telekomit! JO PRIVATIZIMIT!

Image

 

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat