Limaj: Platforma për dialogun deri në fund të javës në Kuvend - Bota Sot
Limaj: Platforma për dialogun deri në fund të javës në Kuvend

Aktuale

Limaj: Platforma për dialogun deri në fund të javës në Kuvend

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 18:33
Fatmir Limaj

Pas takimit për rreth dy orësh të ekipit negociator, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, njëherësh bashkë kryesues i ekipit për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se delegacioni shtetëror ka punë të përditshme për platformën e dialogut.

Ai tha se po punohet në vazhdimësi derisa të plotësohet dokumenti për platformën e dialogut, i cili është mjaft i rëndësishëm dhe i ndjeshëm.

Limaj u shpreh i sigurt se brenda kësaj jave do të finalizohet platforma dhe do t’i dërgohet Kuvendit për debat parlamentar.

Limaj: Deri në fund të javës platforma do t’i dërgohet parlamentit

“Ajo që ne po bëjmë, është për ta kryer punën tonë. Sot kemi punuar shumë dhe në ditët e kaluara. Nesër përsëri do të punojmë, janë edhe disa detaje për të cilat duhet punuar. Jemi duke folur për një dokument shumë të rëndësishëm, shumë të ndeshëm dhe duhet të jemi të kujdesshëm për çdo fjalë që futet në platformë. Nesër edhe paradite, dhe pasdite do të punohet. Se a do ta arrijmë nesër ta përmbyllim tërësisht, nuk mund t’ju themi sonte, por një është e sigurt se deri në fund të javës, kjo platformë do t’i drejtohet parlamentit”, ka thënë Limaj.  

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...