Letra e ashpër nga SHBA-të për liderët e Kosovës, reagon zyrtari i LDK-së: Këmbana bie për ata që kanë vesh!

Aktuale

Letra e ashpër nga SHBA-të për liderët e Kosovës, reagon zyrtari i LDK-së: Këmbana bie për ata që kanë vesh!

Nga: N.H Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 19:20
Pamje nga takimi

Krerët e Shtetit kanë marrë një letër nga Zëvendësasistent i Sekretarit të Shtetit Amerikan, Mattheë Palmer, i cili u ka treguar se taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake serbe, i ka prishur raportet me Amerikën.

E lidhur me ketë, ka reaguar edhe zyrtari i partisë më të madhe opozitare, Bajram Gecaj.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se asnjë individ nuk qëndron mbi dhe për asnjë arsye nuk guxon të rrezikojë marrëdhëniet SHBA-Kosovë, shkruan "Bota sot".

Ja postimi i tij:

KEMBANA BIE PER ATA QE KANE VESH!

Mattheë Palmer, Zëvendës Asistent i Sekretarit të Shtetit: “ ... Është e pabesueshme që pas gjithë çfarë kemi bërë bashkë, Kosova e vlerëson miqësinë tonë aq ulët sa të injorojë këshillat tona ... Derisa nuk e bëni një gjë të tillë, ne nuk mund të kemi raportet e fuqishme që kishim më parë me ju ...”

Asnjë individ nuk qëndron mbi dhe për asnjë arsye nuk guxon të rrezikojë marrëdhëniet SHBA-Kosovë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat