Presidenti i vendit Hashim Thaçi në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Konferencën e Sigurisë në Munih, ka takuar sot eurodeputetin gjerman David McAllister.
Thaçi ka thënë se kanë biseduar për përpjekjet e përbashkëta në forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
”Në Munih e takova edhe eurodeputetin gjerman, David McAllister. Ne biseduam për përpjekjet tona për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, por edhe për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe rëndësinë e rifillimit të dialogut. Gjermania është një prej mbështetësve më të mëdhenj të integrimit euroatlantik të tërë rajonit tonë. HTH”.