‘Incidenti’ në Mynih, Vuçiq i nervozuar i jep Thaçit disa dokumente: Mos u frikëso, nuk janë serbisht - Bota Sot
‘Incidenti’ në Mynih, Vuçiq i nervozuar i jep Thaçit disa dokumente: Mos u frikëso, nuk janë serbisht

Aktuale

‘Incidenti’ në Mynih, Vuçiq i nervozuar i jep Thaçit disa dokumente: Mos u frikëso, nuk janë serbisht

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 18:24
Aleksander Vuçiq

Gjatë debatit të organizuar në Mynih nga ish-ambasadori gjerman, Wolfgang Ichinger, ku në panel ishin presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ai serb Aleksander Vuçiq, e eruokomisioneri Johanes Hahn, ka pasur edhe disa momente tensioni.

I nervozuar dukej presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, pasi Thaçi, qysh në fillim të debatit ia përmendi spastrimin etnik që ka bërë shteti i Sllobodan Millosheviqit gjatë luftës së fundit në Kosovë ndaj civilëve të pafajshëm.

E derisa debati vazhdonte, Vuçiq shihej gjithnjë e më i tensionuar.

Në momentin që po flitej për marrëveshjen e Brukselit, Vuçiq ia përmendte Thaçit faktin që Republika e Kosovës nuk e ka përmbushur njërën prej pikave të kësaj marrëveshje, që është themelimi i Asociacionitë të Komunave Serbe.

Thaçi në debat tha se ai asociacion do të themelohet vetëm nëse është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e ky fakt e ka nervozuar Vuçiqin, duke thënë se nuk i intereson fare për Kushtetutën e Republikës së Kosovës, pasi Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet.

E pas këtij momenti, Vuçiq me nerva i ka dhënë Thaçit marrëveshjen e Brukselit që kishte në dorë, duke i thënë që ta lexonte.

“Merre e lexoje, më trego se cilën nga pikat e keni përmbushur. Nuk është në gjuhën serbe, mos u frikëso. Është në gjuhën angleze”, ka thënë Vuçiq.

Megjithatë Thaçi nuk e ka marrë fare mundin për t’u marrë me atë dokumente dhe ka vazhduar të flas.

Momenti nga minuta e 26 e bisedës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...