Haradinaj nga Prekazi me fjalë të mëdha për Kryekomandantin Adem Jasharin

Aktuale

Haradinaj nga Prekazi me fjalë të mëdha për Kryekomandantin Adem Jasharin

Nga: N.Sh. Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 09:56
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj, së bashku me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kabinetin e tij qeveritar, në 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, e kanë vizituar Prekazin legjendar.

Haradinaj, përmes një postimi në facebook, thotë se, nderimi është i përhershëm për kryekomandantin Adem Jasharin.

“Komandant, në 11-vjetorin e Pavarësisë, Forca jonë është në rresht me ushtritë e paqes!”, shkruan Haradinaj transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Në Prekaz, aty ku buron liria, nderimi është i përhershëm për Jasharajt dhe Kryekomandantin Adem Jashari, të cilët ndryshuan rrjedhën e historisë sonë të re. Komandant, në 11-vjetorin e Pavarësisë, Forca jonë është në rresht me ushtritë e paqes!

RH

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat