Me anë të disa fotove të realizuara nga “Bota Sot”, ju paraqesim festën e cila ka filluar tashmë në sheshet e Prishtinës.
Janë fëmijët ata të cilët të parët me anë të këngëve dhe valleve po manifestojnë ditën e pavarësisë së Republikës së Kosovës, pikërishtë në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Në anën tjetër, rrugës shohim shumë qytetarë të cilët kanë ardhë nga mbarë trojet shqiptare me simbole si të Kosovës ashtu edhe të Shqipërisë, duke rrespektuar dhe përshëndetur policinë dhe ushtrinë e Kosovës, të cilët janë prezent për të mbajtur rendin.