Urimi i ambasadorit amerikan: SHBA-ja do të jetë pranë jush - Bota Sot
Urimi i ambasadorit amerikan: SHBA-ja do të jetë pranë jush

Aktuale

Urimi i ambasadorit amerikan: SHBA-ja do të jetë pranë jush

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 11:56
Philip Kosnett

Ambasadori amerikan në Kosovës, Philip Kosnett ka uruar 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Kosnett thotë se partneriteti i afërt mes Kosovës dhe SHBA-së i ka sjellë përfitime të dy shteteve, dhe se nuk ka dyshim që ky partneritet do të vazhdojë  edhe në të ardhmen.

Kosnett thotë Kosova ka shënuar progres në shumë fusha, megjithatë rikthekson rëndësinë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë,  për të  arritur paqe.

Mesazhi i plotë i Kosnett:

Është nder dhe privilegj për të shërbyer si ambasador i Shteteve të Bashkuara në këtë moment emocionues. Me tu kthyer në Kosovë pas 15 vjetësh, shoh si populli i Kosovës ka shënuar progres të madh në riformim të shtetit dhe përgatitje të Kosovës për suksese në botë.

Jam gjithnjë i habitur nga rinia e Kosovës- të rinj e të reja të mençur, energjikë dhe krijues të cilët kërkojnë mundësi për të krijuar të ardhmen e tyre, këtu në Kosovë.

Partneriteti i afërt mes Kosovës dhe SHBA-ve i ka sjellë përfitime të dy shteteve, dhe nuk kam dyshim që partneriteti ynë do të vazhdojë në të ardhmen.

Kosova tashme është në dekadën e dytë të pavarësisë dhe demokracisë. Është në duar të popullit të Kosovës të marrin përgjegjësi dhe t’i mbani liderët tuaj përgjegjës për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për progres.

Gjate shëtitjeve të mia, dëgjoj se qytetarët e Kosovës duan tri gjera për familjet e tyre:

Paqe, drejtësi, prosperitet.

Besoj që një shtet nuk mund te prese sukses ne një nga këto fusha pa patur sukses ne tjerat. Për te arritur paqe do të kërkohet një marrëveshje gjithëperfshirëse me Serbinë, me njohje reciproke në thelbin e saj.

Për të arritur drejtësi  nënkupton marrjen e hapave konkretë për të ndërtuar sundimin e ligjit dhe luftuar korrupsionin ne çdo nivel.

Dhe për te dertuar prosperitet do te thotë përpjekje me te mëdha qe do te inkurajonin investime ndërkombëtare dhe zhvillim ekonomik.

Për të siguruar këtë të ardhme do të kërkojë udhëheqje të matur politike, popullsi të angazhuar dhe përkushtim për të ofruar mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët pavarësisht gjinisë, religjionit dhe etnisë.

Besoj që populli i Kosovës mund t’u dalë sfidave përpara. SHBA-ja do të jetë pranë jush. Urime Dita e Pavarësisë Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...