Walker shprehet i lumtur dhe i kënaqur që sot vizitoi Shtimen për një rast gëzimi - Bota Sot
Walker shprehet i lumtur dhe i kënaqur që sot vizitoi Shtimen për një rast gëzimi

Aktuale

Walker shprehet i lumtur dhe i kënaqur që sot vizitoi Shtimen për një rast gëzimi

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 18:24
William Walker dhe Kadri Veseli

Ish-ambasadori William Walker, ka marrë pjesë në përurimin e Palestrës Sportive në komunën e Shtimes.

Me ftesë të kryeparlamentarit Kadri Veseli, i pranishëm në përurimin e Palestrës Sportive në Shtime ishte edhe ish-ambasadori William Walker.

Me këtë rast, ish-ambasadori Walker u shpreh i lumtur që këtë herë Shtimen po e viziton për një rast gëzimi, e jo siç ka ndodhur zakonisht në rastet e tjera.

“Për mua ka qene një befasi shumë e këndshme ftesa nga kryeparlamentarin e Kosovës që të vijë këtu të shohë qytetin e Shtimes dhe të shohë të arriturat e këtij qyteti me këtë sallë shumë të bukur. Para disa minutash siç i thash edhe kryetarit të Komunës që e njohë për shumë vite tash. Zakonisht sa herë që vizitoj qytetin e Shtimes unë vijë për një rast të zymtë për diçka që ka ndodhur para 20 viteve që ka ndodhur në masakrën e Reçakut. Papritmas vizita ime këtu sot dhe duke parë se çfarë investime keni bërë për të mirën e qytetit dhe për qytetarët e kësaj rrethine me të vërtete unë po buzëqesh dhe me të vërtetë se jam shumë i kënaqur”, tha Walker.

Ai po ashtu tha se i ndjek lajmet për Kosovën e që sipas tij, në lajmet ndërkombëtare zakonisht paraqiten disa lajme të këqia për Kosovën, por siç u shpreh Walker, sporti e kultura janë ato lajme të mira.

“Medaljet e arta në xhudo, futbollistët kosovarë që luajnë në ekipe të famshme ndërkombëtare janë lajme të mira që vijnë shpesh nga Kosova edhe në sport e kulturë që ju e keni dëshmuar”, tha Walker në fjalimin e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...