Doris Pack tërheq vërejtjen: Shkëmbimi i territorit Kosovë - Serbi, projekt aventuresk

Aktuale

Doris Pack tërheq vërejtjen: Shkëmbimi i territorit Kosovë - Serbi, projekt aventuresk

Nga: F.B Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 17:03
Doris Pack

Politikania gjermane Doris Pack ka theksuar se “gjendja në Ballkan aktualisht është e tensionuar dhe e rrezikshme që kërcënon të shndërrohet në kaos, sepse regjioni është një hap nga gjendja e viteve të 90-ta, kur patën ndodhur konfliktet e armatosura nga ndryshimi I kufijve, për çka po debatohet në kuadër të gjendjes së zgjidhjes për çështjen e Kosovës”, shkruan “Jutarnji List”, transmeton “Bota Sot”.

Pak, e cila ishte përfaqësuese e Parlamentit Evropian deri më 2014 dhe raportuese e posaçme për Bosnje dhe Hercegovinë dhe njihet si njohëse e rrethanave në regjion, ka tërhequr vërejtjen se shqyrtimet dhe debatet e rrezikshme që bëhen për shkëmbim territori dhe zhvendosje të qytetarëve që përmenden në kuadër të zgjidhjes së çështjes së Kosovës transmeton “Jutarnji List”.

Sipas saj, një problem shtesë është fakti se edhe disa vende anëtare të BE-së po tregojnë gatishmëri të mbështesin një projekt të tillë aventuresk që do të shkaktojë reagime tjera serike.

"Milorad Dodik vetëm po pret shansin", ka thënë Pack duke aluduar në deklaratat e kryesuesit të kryesisë së BiH në të cilat potencon nevojën e bashkimit të Srpska me Serbinë.

"Me regjionin merrem që nga 1989, e di çka do të thotë kjo. Nëse marrëveshja për kufij të rinj në Ballkan realizohet, në shenjë menjëherë do të jetë Bosnja dhe Hercegovina, pastaj besoj Maqedonia…dhe askush nuk do të di kur kjo do të përfundojë, por të gjithë e dinë si do realizohej”, tërheq vërejtjen Pack.

Ai ka kritikuar Bashkimin Evropiam që nuk ka ndaluar këto plane, sepse të gjithë në Bruksel e dinë se vizatimi i kufijve dhe hartave në Ballkan çfarë do të thotë për kontinentin.

Vendosja e një “Serbie të madhe” do nënkuptonte edhe “ Shqipërinë e madhe”, sqaron Pak dhe shton se kjo do të ishte rrugë e destabilizimit të gjithë regjionit. Sipas fjalëve të saj, çështja e statusit të Kosovës duhet të zgjidhet, por jo në modelet për të cilat po diskutohen tash.

Ajo mendon se edhe Brukseli edhe ShBA duhet të tregojnë vendosmëri dhe të hedhin poshtë ato skenarë, ashtu që për stabilitet në Ballkan është e domosdoshme që edhe 5 vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë sa më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat