Hashim Thaçi paralajmëron dorëheqjen

Aktuale

Hashim Thaçi paralajmëron dorëheqjen

Nga: D.RR Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 11:27
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për marrëveshjen e pritur me Serbinë dhe për rishikimin e kufirit mes dy vendeve.

Kreu i shtetit të Kosovës deklaroi se nëse marrëveshja me Serbinë nuk do të kalojë në Kuvendin e Kosovës, ai do të japë dorëheqje, për ta dërguar atë në referendum.

“Edhe kritikët të mos mendojnë që do të shkel Kushtetutën. Kushtetutën nuk e shkel kurrë, por për ta ndryshuar po. Mund të arrijmë marrëveshjen, pastaj i propozohet Kuvendit të Kosovës, i cili e aprovon ose jo. Nëse Presheva, Medvegja dhe Bujanovci i bashkëngjiten Kosovës me marrëveshje, dhe Kuvendi i Kosovës nuk e aprovon, unë jap dorëheqjen ose shpall referendum”, ka deklaruar Thaçi në Report Tv.

“E di që në referendum fitoj 80%, sepse 99% e qytetarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc e përkrahin bashkëngjitjen me Kosovën, dhe rreth 75-80% e qytetarëve të Kosovës aktualisht e mbështesin këtë bashkëngjitje.

Kështu që unë po përçoj vetëm vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe të Preshevës”, është shprehur ai.

Ai mohoi që marrëveshja përfshin lëshim të territoreve nga Kosova.

Presidenti i Kosovës deklaroi se është gati që të shkojë në Hagë, nëse Gjykata Speciale e thërret.

Thaçi po ashtu i bëri thirrje Haradinajt nga Tirana që të heqë taksën për mallrat nga Serbia, duke vlerësuar se ato po futen kontrabandë dhe miqësia me SHBA-në po dëmtohet.

Thaçi e ka cilësuar Haradinajn rrezik për Kosovën, dhe ka parashikuar fat të keq për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat