Murati fton shqiptarët të votojnë në zgjedhjet për Komunën e Tuzit

Aktuale

Murati fton shqiptarët të votojnë në zgjedhjet për Komunën e Tuzit

Nga: K.M Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim Valon Murati përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje tek të gjithë shqiptarët malësisë kudo që janë që të jenë unik dhe të marrin pjesë në zgjedhjet për Komunën e Tuzit.

Ja postimi i plot i tij në facebook

 

Të nderuar bashkatdhetarë malësorë, ju që gjendeni në mërgim, Kosovë e Shqipëri, kanë mbetur edhe tre ditë deri më datë 3 mars, kur mbahen zgjedhjet për komunën e Tuzit. Si asnjëherë më parë partitë politike shqiptare, duke themeluar Forumin Shqiptar (Lidhja Demokratike Shqiptare, Alternativa Shqiptare, Unioni Demokratik i Shqiptareve - UDSH) kanë krijuar koalicionin "Malësia na Bashkon". Ju ftoj të gjitë ju që mund të keni dilema se a duhet shkuar në atdhe për të votuar, të mos hezitoni kësaj radhe, sepse ende ka kohë që duke shkuar në vendlindjen tuaj, të garantoni fitoren partive shqiptare në këtë komunë. Ju ftoj të gjithë juve të shkoni e të votoni shqip, të votoni numrin 5, Forumin Shqiptar dhe koalicionin "Malësia na Bashkon".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat