Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së pritet në takim nga Avokati i Përgjithshëm i Shtetit

Aktuale

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së pritet në takim nga Avokati i Përgjithshëm i Shtetit

Më: 1 mars 2019 Në ora: 17:10
Foto nga takimi

Avokati Istrefi e ka vlerësuar lartë nivelin e bashkëpunimit midis Avokaturës Shtetërore dhe ATK-së, ku ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e këtij bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

I njëjti ka vlerësuar punën e ATK-së në fushën e përfaqësimeve gjyqësore, duke thënë se vetëm gjatë vitit 2018, ATK-ja ka fituar afër 90 për qind të rasteve gjyqësore.

Ndër të tjera, ai ka shprehur gatishmërinë e Avokaturës Shtetërore për bartjen e autorizimeve të plota me qëllim që ATK-ja të jetë vetë përfaqësuese në të gjitha proceset gjyqësore.

Ndërsa drejtori Murtezaj, ka thënë se deri më tani është i kënaqur me nivelin bashkëpunimit mes Avokaturën Shtetërore dhe ATK-së.

Ai ka thënë se si rezultat i këtij bashkëpunimi, ATK ka arrit këto rezultate në të gjitha proceset gjyqësore dhe është i shprehur i gatshëm që nga tani ATK të përfaqësohet vetë në të gjitha proceset gjyqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat