Kosova radhitet e para në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për cilësinë e politikë bërjes në qeveri

Aktuale

Kosova radhitet e para në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për cilësinë e politikë bërjes në qeveri

Nga: Z.B. Më: 5 mars 2019 Në ora: 16:21
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se, Kosova është radhitur e para në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në indeksin e Bankës Botërore për cilësinë e procesit të polikë bërjes në Qeveri.

Ai ka shkruar se, Vlerësimi është bërë nga projekti “Global Indicators of Regulatory Governance”.

Postimi i plotë:

Kosova është radhitur e para në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në indeksin e Bankës Botërore për cilësinë e procesit të polikë bërjes në Qeveri. Vlerësimi është bërë nga projekti “Global Indicators of Regulatory Governance” në 187 vende të botës, ku Kosova është radhitur e 24-ta me 4.75 pikë nga gjithsej 5.

Indeksi i Bankës Botërore analizon se si politikebërësit ndërveprojnë me palët e interesit gjatë procesit të hartimit të politikave dhe legjislacionit që ndikojnë në komunitetin e biznesit.

https://rulemaking.ëorldbank.org/RH

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat