Gjergji tregon nëse Ibrahim Rugova e kishte mbështetur UÇK-në - Bota Sot
Gjergji tregon nëse Ibrahim Rugova e kishte mbështetur UÇK-në

Aktuale

Gjergji tregon nëse Ibrahim Rugova e kishte mbështetur UÇK-në

Më: 11 mars 2019 Në ora: 23:36
Rexhep Gjergji

Ish-zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rexhep Gjergji, ka thënë se ish-presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova, ka mbështetur luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjergji ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Rugova madje ka qenë në dijeni për aksionet e ndryshme të UÇK’së ndaj forcave serbe, që nga fillimi.

“Presidenti Rugova ka qenë i informuar për aksionet e grupit të Zahir Pajazitit, dhe të grupit të Adem Jasharit në pranverën e vitit 1992”, ka deklaruar ai.

Gjergji ka thënë se LDK’ja asnjëherë nuk ka menduar se liria fitohet pa luftë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...