Thaçi pas raportit të DASH: Duhet vazhduar lufta kundër korrupsionit - Bota Sot
Thaçi pas raportit të DASH: Duhet vazhduar lufta kundër korrupsionit

Aktuale

Thaçi pas raportit të DASH: Duhet vazhduar lufta kundër korrupsionit

Nga: G.B Më: 14 mars 2019 Në ora: 12:39
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar pas raportit për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për vitin 2018, i publikuar nga DASH, ku ka thënë se janë identifikuar shumë përparime në sektorin e drejtësisë por edhe sfida, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se i jemi mirënjohës SHBA-së për investimet dhe mbështetjen për Kosovën dhe se të gjitha ngecjet e identifikuara në raport do të merren parasysh, e se duhet të vazhdohet lufta e pakompromis kundër korrupsionit.

Postimi i tij i plotë:

Raporti për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për vitin 2018, i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka identifikuar shumë përparime në sektorin drejtësisë, por edhe shumë sfida që kemi përpara. I jemi mirënjohës SHBA-së për investimet dhe mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në sektorin e drejtësisë. Të gjitha ngecjet që janë identifikuar në këtë raport duhet të merren seriozisht nga institucionet e Kosovës dhe të punohet me dinamikë më të madhe në përmirësimin e tyre. Ne duhet ta vazhdojmë luftën e pakompromis kundër korrupsionit dhe t’i garantojmë të drejtat e qytetarëve të të gjitha komuniteteve tona, si vlera mbi të cilat e kemi ndërtuar shtetin tonë. HTH./BS/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...