Hamiti: Kështu e ke kur të korruptuarit e luftojnë korrupsionin në Kosovë

Aktuale

Hamiti: Kështu e ke kur të korruptuarit e luftojnë korrupsionin në Kosovë

Nga: A.ZH Më: 14 mars 2019 Në ora: 17:37
Muhamet Hamiti, foto: Besnik Hamiti

Raporti për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për vitin 2018, i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka identifikuar korrupsionin si një ndër pengesat në sektorin e drejtësisë në vendin tonë.

Për këtë ka reaguar edhe ambasadori i parë i Kosovës në Britani të Madhe Muhamet Hamiti.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se lufta kundër korrupsionit në Kosovë, po bëhet me fjalë, përcjell Bota sot.

Sipas tij, kështu ndodh “kur të korruptuarit e luftojnë korrupsionin”.

“Prej fjalëve në vepër: Lufta me fjalë, korrupsioni në vepër. Lufta vazhdon, natyrisht! Prej humbjes në humbje deri në fitoren përfundimtare të korrupsionit. Kështu e ke kur të korruptuarit e luftojnë korrupsionin në Kosovë”, ka shkruar Hamiti./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat