Çmendet Serbia! Tregon për humbjet e mëdha që i shkaktoi Kosova me taksë, ja milionët që i humbi

Aktuale

Çmendet Serbia! Tregon për humbjet e mëdha që i shkaktoi Kosova me taksë, ja milionët që i humbi

Nga: F. B. Më: 14 mars 2019 Në ora: 18:15
Ilustrim

Taksat janë goditje e rëndë për shtetin tonë, po humbim 500 milionë në vit. Llogaritni që rreth 12,5 për qind do të rriteshin pensionet nëse do të kishim ato para, ka thënë para do kohe presidenti i shtetit Aleksandar Vuçiq, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

Ndonëse në shikim të parë nuk duket ashtu, kjo deklaratë për nga serioziteti në nivel të atyre se “çdo dhjetë sekonda vdes nga një pastrues i xhamave në Amerikë”. Së pari 500 milionë euro për shkak të taksës që Kosova ja kë vendos Serbisë që nga nëntori ende nuk janë humbur, ndërsa kjo është shifër e parashikuar për humbjet eventuale në nivel vjetor.

Përveç kësaj edhe nëse humbjet arrijnë 500 milionë, nuk është e qartë si ka arritur Vuçiq tek shifra 12,5 për qind për rritje të pensioneve. Shteti vitin që shkoi ka ndarë 525 miliardë dinarë, ndërsa 12 për qind e tyre janë pikërisht 500 milionë për të cilët fol Vuçiq.

Sipas llogarisë së presidentit, të gjitha parat e shitjes së prodhimeve në Kosovë do të shkonte në pensione, gjë që është e pamundur. Në të vërtetë vetëm një pjesë e vogël nga ajo shkon në arkën shtetërore, pjesa tjetër është e ardhur e tregtarëve që sigurisht nuk shkon në pensione. Në fund të fundit është diskutabile të flitet për humbjet e parashikuara, që nuk mund të jenë aq sepse prodhuesit që eksportojnë në Kosovë mund të gjejnë treg tjetër të plasojnë mallin e vetë, disa veç e kanë bërë.

Ministri i tregtisë Rasim Ljajiç ka theksuar se sipas të dhënave të sakta nga 21 nëntori deri më 4 mars, Serbia në Kosovë kanë shkuar 100 milionë e 600 mijë euro më pak se në periudhën e njëjtë me vitin e shkuar.

“Sipas atyre të dhënave, deri në nëntor humbej mund të shkojnë siç ka thënë Vuçiq në 500 milionë. Vitin që shkoi vlera e eksportit në Kosovë ka qenë 440 milionë me rritje 12 për qind, që ishte planifikuar ajo do kalonte 500 milionët” – ka thënë Ljajiç, që thotë se Serbia ka humbje të dyfishtë pasi është humbur tregu ku kanë hyr të tjerët.

Profesori i Ekonomisë Ljubodrag Saviç në kuptimin nominal mund të arrihet në atë shifër por në përgjithësi nuk do thotë të ketë humbje fare.

“Kush thotë se mallrat duhet të shkojnë në Kosovë? Diku do të shiten. Sigurisht ai që ka prodhuar biskota nuk do ta hedh atë në Danub. Nuk do ndërlidhja deklaratën me këndin ekonomik, në mënyrë metaforike mund të jetë sqarim i bukur” tha Saviç. Vendosja e taksave “katastrofë” , por ndodhin sanksione të këtilla nëpër gjithë botën, si p.sh ShBA që ka vendos ndalesë Kinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat