Deputeti slloven njëherësh nënkryetar i Partisë Kombëtare Sllovene, Janija Ivanusha beson se tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës është një proces real brenda Bashkimit Evropian.
Ai ka theksuar se udhëheqja e re e Bashkimit, pas zgjedhjeve të majit, do të shqyrtojë drejtimin e lëvizjes së saj.
Ivanusha në konferencën ndërkombëtare “Kosova dhe Metohija në Evropën e Re”, e cila u mbajt në Beograd theksoi se çështja e Kosovës është e rëndësishme sepse ka pasur drejtime të reja në politikën evropiane.