Haradinaj takon Madison, mirënjohës për mbështetjen e SHBA-ve në fushën e sigurisë - Bota Sot
Haradinaj takon Madison, mirënjohës për mbështetjen e SHBA-ve në fushën e sigurisë

Aktuale

Haradinaj takon Madison, mirënjohës për mbështetjen e SHBA-ve në fushën e sigurisë

Më: 18 mars 2019 Në ora: 11:31
Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka pritur sot ndihmësekretaren amerikane të Shtetit për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit Kristen Madison.

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka pritur sot ndihmësekretaren amerikane të Shtetit për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit Kristen Madison.

Siç njofton kryeministri në Facebook, ai ka falënderuar Madison për mbështetjen amerikane për mekanizmat e sigurisë dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

Postimi i Haradinajt:

Me mbështetjen e parezervë të partnerëve strategjikë, si ShBA-ja, vendi ynë ka arritur progres substancial në konsolidimin e mekanizmave të sigurisë, si dhe në sundim e zbatim të ligjit. Ndihmës Sekretaren për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit(INL) të ShBA-së, Kirsten Madison, e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme amerikane për ngritjen e kapaciteteve të Policisë, Prokurorisë dhe institucioneve tona tjera të sigurisë. Kosova, në përballjen me sfidat ndërkombëtare të sigurisë, është partner kredibil dhe çdoherë përkrah aleatëve të saj strategjikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...