Punësimet në Telekom nuk ndalen, edhe motra e asistentes së Haradinajt “rehatohet” në PTK - Bota Sot
Punësimet në Telekom nuk ndalen, edhe motra e asistentes së Haradinajt “rehatohet” në PTK

Aktuale

Punësimet në Telekom nuk ndalen, edhe motra e asistentes së Haradinajt “rehatohet” në PTK

Nga: Bota sot Më: 18 mars 2019 Në ora: 15:07
Erza Osmani

Deputetët dhe zyrtarët e AAK-së e kanë mbushur Telekomin e Kosovës me të punësuar me familjarët e tyre, shkruan “Bota sot”.

Deputeti Muharrem Nitaj ka të punësuar djalin e tij, deputetja Donika Kadaj Bujupi burrin e saj, ndërsa edhe deputetja Teuta Haxhiu djalin.

Përveç tyre, gazeta “Bota sot” merr vesh nga burime të saj se edhe Erza Osmani, motra e asistentes së kryeministrit Haradinaj është e punësuar në Telekom. Asistentja e kryeministrit është Bezi Osmani.

Image
Kryeministri Ramush Haradinaj me asistenten e tij, Bezi Osmani

Gazeta “Bota sot” ka raportuar edhe më herët për punësimet e familjarëve të zyrtarëve të AAK-së në Telekom, ndërsa nga komisioni parlamentar hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala kanë thënë se shumë shpejt do të mbajnë mbledhje për këto punësime./Botasot

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...